Publikohet raporti i IKSHKP-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

23 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 398 testime, 1 qytetarë ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 157.