Ahmeti: Sot janë testuar 103 persona me testin serologjik, këto janë rezultatet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se sot janë testuar 103 persona me testin serologjik.

Ahmetri ka treguar se me testim serologjik, janë testuar gjithsej se 103 persona, 53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

Postimi i plotë:

Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave.

Edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo.

53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)

35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

15 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

103 testime

17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)

12 me antitrupa IGG

P.S. bashkangjitur eshte nje grafikon qe shpjegon shfaqjen e antitrupave (proteinave) IGG dhe IGM.