Rrahje mes familjarëve në Gjilan, arrestohen dy persona pasi sulmuan tre familjarë të tjerë

Policia e Kosovës të enjten mbrëma ka arrestuar dy meshkuj në Gjilan.

Kjo pasi dy të arrestuarit së bashku me një mashkull tjetër që është në arrati(të gjithë janë familjarë në mes vete), kanë sulmuar tre familjarë të tjerë, një mashkull dhe dy femra.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.