Publikohet raporti i IKSHPK-së

40 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, derisa nuk raportohet për raste të vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 650.

Njoftimi i plotë:

23 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Në total numri i rasteve aktive është 650.