Publikohet raporti me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 413 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë, raporton Fokusi.info.

Gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar 331 qytetarë.

Numri aktiv i personave me COVID është 5 mijë e 732.