Punëtorë e minierës Trepça mund të mbesin pa rroga për vitin e ri

Kombinati “Trepça” ka vite që po përballet me problem të mëdha financiare për shkak të keqmenaxhimit disavjeçar në vazhdimësi nga menaxhmente politike.

Kohët e fundit përveç problemeve tjera, punëtorët janë përballur edhe më mungesën e pagesës duke mos i marrë shpesh pagat me kohë.

Së fundi ka dështuar edhe tenderi prej 17.6 milionë euro për shitjen e koncentratit të xehes për muajti tetor, nëntor dhe dhjetor pasi që palët nuk janë marrë vesh për nënshkrimin e kontratës konform kritereve te dosjes se tenderit dhe draft propozimit te kontratës se publikuar ne dosjen e tenderit.

Për shitjen e koncentratit të xehes i rekomanduar për kontratë ka qenë kompania zvicerane “GLENCORE INTERNATIONAL AG”.

Kjo situatë do të krijojë probleme të mëdha financiare për kompaninë pasi që mund të mos ketë mjete të mjaftueshme për kryerjen e obligimeve ndaj punëtorëve.

Punëtorët e “Trepçës” mund të mbesin pa paga për vitin e ri./veriu.info./