Punëtorët privatë ende pa 100 eurot e qeverisë

Aplikimi për 100 eurot shtesë për punëtorët e sektorit privat nisi më 21 prill.

Por, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur kohën se kur kjo shumë do të dalë në kontot e punëtorëve të këtij sektori.

Datë thonë se nuk kanë as në Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të cilët pritën që paratë të ndaheshin më herët.

“Në momentin që të gjithë punëtorët i kanë dhënë të dhënat e sakta ajo në formë automatike ka mundur t’i ekzekutojnë mjetet”, tha Jusuf Azemi nga SPSPK.

Në ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i tha Klan Kosovës se po punohet që kjo të ndodhë sa më parë.

“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro. Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve, ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve. Pas verifikimit do të fillojmë ekzekutimin e tyre”.

Nga 100 euro është paraparë të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.