Punëtori bie poshtë me gjithë ashensor

Të dielën rreth orës 16:00, raportohet se një person që ka qenë duke punuar brenda një ashensori, ka rënë poshtë më gjithë të.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.