Mali i Zi – Kosova, këto janë gjasat sipas bastoreve

Të premten Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2020.

‘Dardanët’ janë mysafirë të Malit të Zi në Podgoricë, në ndeshjen e cila do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për grupin A kualifikues, fillon nga ora 20:45.

Fitorja e Kosovës ndaj Malit të Zi është kuotuar nga bastoret me një kuotë jashtëzakonisht të madhe.

‘Bet365’ i ka dhënë kuotë 3.80 fitores së Kosovës, ndërsa barazimit është kuotuar me 3.30.

Në anën tjetër, Mali i Zi që luan në shtëpi, fitoren e mundshme e ka të kuotuar me koeficient 2.00.