Pushuesit e kënaqur/ Tregojnë se në cilat plazhe nuk kanë lëvizur fort çmimet nga vitet e kaluara

Ndryshe nga plazhet e jugut, ato të Velipojës në veriperëndim të vendit, duket se në mes të sezonit veror, janë më të frekuentuar nga pushuesit.

Dhe kjo duket jo vetëm nga fluksi i njerëzve, por pohohet edhe nga vetë administratorët e plazheve dhe hoteleve në bregdetin e Velipojës.

Një nga pronarët e bizneseve thotë se frekuentimi është në rritje në dy ditët e fundit dhe hotelet janë mbushur.

Ndërsa pushuesit thonë se janë të kënaqur me plazhin e klimën në Velipojë dhe se për ta çmimet janë në rregull dhe nuk kanë lëvizur fort nga vitet e kaluara.

Por përse Velipoja është më e preferuar në këtë situatë të krizës ekonomike dhe kur plazhet e tjera të vendit vuajnë për shkak të numrit të ulët të pushuesve

Përveç banorëve që jetojnë pranë plazhit të Velipojës, ky i fundit është mjaft i frekuentuar edhe nga bashkëkombësit e Kosovës, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhurat e turizmit në këtë zonë.