Tajfuni Koinu godet Tajvanin, 190 të lënduar

Ankara

Rreth 190 persona u plagosën në Tajvanin jugor nga erërat e forta dhe shirat e dendur që solli tajfuni Koinu, duke shkaktuar pezullimin e trafikut ajror dhe detar, njoftuan mediat lokale të enjten, transmeton Anadolu.

“Në mesin e 190 të plagosurve ishin shtatë shoferë dhe skuteristë në qarkun Chiayi, të cilët u përplasën me pemët e rrëzuara, u goditën nga pemët e rrëzuara ose u rrëzuan teksa ngisnin skuterët e tyre për shkak të erërave të forta”, citoi Taiwan Focus qendrën e operacionit emergjent të Chiayi.

Më shumë se 62.300 shtëpi dhe biznese janë ende pa energji elektrike dhe rreth 42 fluturime ndërkombëtare dhe 182 fluturime të brendshme janë anuluar ose vonuar.

Tabelat e shumta u panë gjithashtu të shpërndara përgjatë autostradave dhe rrugëve në destinacionin e njohur turistik Kenting, sipas një raporti të Fact Focus.

Ndërkohë, autoritetet kineze njoftuan gjithashtu mbylljen e shkollave në Guangdong, një provincë bregdetare në Kinën juglindore, pasi tajfuni pritet të godasë qytetin Shantou të premten, raportoi gazeta shtetërore Global Times.