Putin thyen heshtjen pas rebelimit të ushtrisë mercenare Wagner

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë pasi rebelimit 1-ditor të ushtrisë mercenare Wagner, rebelim i cili përfundoi me marrëveshje, ditën e djeshme.

“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Prioriteti ynë është operacioni në Ukrainë. Të gjitha planet tona në Ukrainë do të realizohen,” tha Putin.

Kujtojmë që lufta për pushtet mes presidentit Putin dhe kreut të ushtrisë së rekrutëve, Jevgeni Prigoshin nisi me marshimin e këtij të fundit drejt Moskës dhe morri fund me një ujdi.

Sipas marrëveshjes, Prigoshin u largua në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë ndërsa trupat Wagner janë tërhequr nga Rostovi dhe janë kthyer në kampet e tyre.

Gjithashtu dhe luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht.

Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Lukashenko ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigoshin prej 20 vjetësh.