Përleshje fizike në mes pesë personave në Ferizaj, dy prej tyre përfundojnë në spital

Disa persona janë rrahur mes vete sot rreth orës 16:00 në Ferizaj.

Përleshja në mes 4 personave ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, tek pika e karburantut” Hib Petrol” , policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj Kanun Veseli i cili tregoi se dy nga të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt, ndërsa dy personat e tjerë ende janë në kërkim të policisë.

“Sot reth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt, tek pika e karburantut” Hib Petroll” ishte një përleshje në mes 4 personave. Policët e rendit e më pas edhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Nga kjo përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilēt për ndihmë mjekësore janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli.

I njëjti shtoi se rasti është cilësuar “Lëndim Trupor” dhe se në kërkim policor janë dy persona tjerë si të dyshuar të kësaj ngjarje.