PZAP dënon 14 persona për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka dënuar 14 persona për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me vendimin numër 564/2021 të dënoj 7 persona me vendimin 369/2021 të dënoj një preson dhe me vendimin numër 734/2021 të dënoj 6 persona”, njofton PZAP.

Në PZAP janë pranuar 774 ankesa dhe apele.

“Deri më tani janë pranuar 774 ankesa dhe apele, ku vetëm kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të shpallura nga KQZ-ja janë paraqitur 210 apele, me epilogun e vendosjes së këtyre apeleve opinioni publik është i njoftuar përmes faqes zyrtare të PZAP-it”, thuhet nga PZAP.

Ndërkaq, lidhur me këtë se PZAP, i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet sipas tyre asnjë ankesë nuk ka mbetur pa u trajtuar, apo pa u marr ndonjë vendim për ta.