PZAP vjen me një njoftim për qytetarët

Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa u ka bërë thirrje qytetarëve që ankesat e tyre mos t’i paraqesin në Facebook.

PZAP njofton se ankesat duhet të bëhen në mënyrë fizikë në selinë e tyre në Prishtinë.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës.

Afati I paraqitjes e ankesës është 24 ore nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar” thuhet në njoftimin e PZAP-së.