​Qalaj e quan deputeten Sadiku “papagall”, deputetët e VV-së lëshojnë sallën

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur ta lëshojnë sallën, përderisa po zhvillohej mbledhja.

Kjo ndodhi pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i tha deputetes së Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, se “je bërë si papagall”.

Deputeti nga shumica, Halil Thaçi ka kërkuar nga deputetët e partisë së njëjtë të lëshojnë mbledhjen ku po raporton ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Qalaj ka thënë se nuk do të kërkojë falje, meqë deputetja Sadiku nuk po u jep hapësirë deputetëve të tjerë që të marrin fjalën.