Qelaj: Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Kushtetuese – nga Specialja s’po na përgjigjen

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online. Në konferencën e fundit për këtë vit, ai shtoi se për këtë i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, madje tha se nuk është në kompetencën e tij, se cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politik.

Kjo pasi deklarata e tij në një debat në Kuvend u bën “mollë sherri”, ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit  Albin Kurti. Qelaj pohoi se Ligji për zgjedhjet ka tejkaluar atë për barazinë gjinore dhe këtë nuk e lejon Kushtetuta.

Kur foli për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen.

Qelaj, tha se këtë vit kanë pranuar 1 571 ankesa. Ai tha se për autoritete që më se shumti janë adresuar ankesa janë gjykata, ministrit, komunat. Qelja tha se shqetësues për Avokatin e Popullit ka qenë edhe marrja e raporti me rezultate e PISA. Ai tha se institucionet nuk i kanë  përmbushur obligimet e veta për drejtësi për krime të luftës.

“Ky vit ka qenë sfidues për shkaqe të shumta, u ballafaqurma me situata të ndryshme. Numri i ankesave dhe çështjeve që ka trajtuar avokati i popullit këtë vit, ne këtë vit kemi pranuara 1 571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat sipas komuniteteve këtë vit ka pasur rritje, serb 148, boshnjakë 22. Edhe këtë vit besimi i qytetarëve ka bërë që të adresohet me shumë ankesa. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumit ka pasur ankesë, janë gjykata, komunat. Raportet me rekomandim këtë vit janë 230 rekomandime. Këtë vit kemi një rënie të zbatimit të rekomandimeve”.

“Këtë vit kemi adresuar 5 raste, ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguara edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publik”.

“Kemi hetuar 47 teste mësimore. Raport i dal nga hulumtimi i 47 teksteve mësimore te klasës 1-9, me qellim qe te hetohet sa a janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe politikat globale për vetëdijesim për gjuhën e urrejtjes dhe të tilla që promovojnë diversitetin dhe barazinë, duke evituar përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Raporti ka treguar se ka pas progres, analiza ka treguar pak te gjetura, prandaj është inkurajuese përmirësimi dhe vëmendja institucionale që tekstet të jenë në harmoni me standardet e pranueshme. Shteti nuk ka përmbush obligimet e veta ndaj viktimave kur bëhet fjalë për mbledhjen e dokumentin e krimeve të luftës. Deri këtë vit nuk kemi pasur një strategji të qartë”, tha ai.