Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes, rrugët janë të rrëshqitshme

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
“Të reshurat e borës gjatë ditës, ngricat në orët e mbrëmjes, gjatë natës, dhe në orët e hershme të mëngjesit nëpër rrugët tona krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme.
Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.