Qëlluan me kallashnikov duke shkaktuar panik te banorët, arrestohen 2 të rinjë

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar panik tek banorët e zones. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi.

Në pranga përfunduan L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e dy të arrestuave, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak, një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Po ashtu u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.