Qëndron Kastrati largon të gjithë posterët zgjedhorë nga Kamenica

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se ka larguar edhe disa posterë të tjerë elektoralë të cilët janë vendosur në hapësira publike në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme.

Ai përmes facebook ka thënë se hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa lejen paraprake të organeve kompetente të komunës, njofton Klan Kosova.

”Inspektorati komunal edhe sot ka larguar billborde nga hapësirat publike.❌?

Për njërën nga to, nuk është marrë leje nga organet komunale, ndërkaq tjetra ka qenë e destinuar vetëm për reklama të një biznesi në Kamenicë, për të cilën është dhënë leje nga komuna. Kësaj hapësire nuk mund të i ndërrohet qëllimi i reklamimit, kur leja ka qenë vetëm për qëllimin në fjalë. Në lejen e dhënë nga DSHPAI është e definuar taksativisht që investitori është i obliguar që të vendosë reklamat në panon reklamuese PËR biznesin dhe jo të tjera.

Ligji vlenë për të gjitha partitë, madje edhe për koalicionin qeverisës, billbordi i të cilit u hoq poashtu.

Kamenica ka rend e rregull. Ju falemnderit që e respektoni!?”