Qeni kthen fermën në kasaphane, sulmon dhe ha 16 dele

Policia ka paralajmëruar pronarët e qenve që fermerët kanë plotësisht të drejt të gjuajnë qentë që po ndjekin bagëtinë e tyre dhe po i han ato, raporton Gazeta Express.

Një qen sulmoi dhe vrau një tufe me 16 dele në një fermë duke e lënë fermerin të dëshpëruar, raporton policia.

Masakra e natës së vonë u zhvillua ne mes orës 1 te mëngjesit dhe 4 te mëngjesit, dhe policët shpresojnë që dikush ta ketë parë atë qen.

Policia po rrit gjithashtu patrullat pranë Pegden House Farm në Scaynes Hill, një fshat i vogël në West Sussex, Angli një përpjekje për te gjetur kafshën që sulmoj 16 dele.

Ekipi i Krimit Rural i Policisë në Sussex ka paralajmëruar pronaret e kafshëve shtëpiake se fermerët kanë të drejtën e plot t’i qëllojnë kafshët qe i ‘ua ndjekin bagëtinë e tyre, shkruan Mirror.