Qeveria e Kosovës miraton aneks-marrëveshjen

0
259

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka  aprovuar aneks-marrëveshja e nënshkruar nga dy presidentët, Thaçi dhe Vujanoviq për mundësinë e rishikimit dhe korrigjimit të territorit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e ka aprovuar njëzëri këtë aneks-marrëveshje.

Fjalimi i Ramush Haradinajt:

“Si aneks i marrëveshjes së më hershme janë krijuar mundësitë se e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërësi, parlamenti i Kosovës duhet të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen me Malin e Zi.

Kjo marrëveshje ka një element shumë të rëndësishëm, rishikimi dhe korrektimi është substancial dhe duhet të respektohen të gjeturat e trupave punuese të komisioni shtetëror të Kosovës dhe krijimi i trupave të përbashkët mes Kosovës e Malit të Zi, duke qenë kështu unë kam shfrytëzuar rastin dje të përgëzoi Kosovën për këtë marrëveshje të arritur.

Të gjitha temat të vështira në tavolinë ti zgjidhim duke respektuar të drejtën e Kosovës, marrëveshja e tillë meriton aprovimin e  marrëveshjes së tillë, iu urojë gjithë Kosovës të gjithë ata të arritur të vendin tonë që e drejta e Kosovës të zbatohet. Pra njoftojë se aprovuam  deklaratën  e përbashkët aneks -marrëveshja e nënshkruar për rishikim dhe korrektim e drejtimit te Çakorrit dhe Kullës.