Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfane, Mirditë ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçari pas aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.