Gjendet i vdekur një person në Kaçanik

Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij mbrëmë në Kaçanik.

Siç njofton PK në raportonin 24 orësh, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.