Qeveria emëron drejtorët në bordet e gjashtë ndërmarrjeve publike

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka emëruar drejtorët në bordet e gjashtë ndërmarrjeve publike.

Pa asnjë votë ‘kundër’ dhe asnjë ‘abstenim’ është votuar emërimi i drejtorëve të bordeve të gjashtë ndërmarrjeve publike.

Qeveria mori vendim për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës; në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”; për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini sh. A”, Pejë; Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë Sh. A”, Pejë; për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” si dhe qeveria ka aprovuar Propozim-vendimin për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini Sh. A”, Gjakovë.