Qeveria Haradinaj “shteri” Fondin Rezervë

Qeveria e Haradinajt, ka ndarë më së shumti mjete financiare të fondit rezervë, krahasuar me qeveritë e kaluara

Në marsin e vitit 2018, kryeministri Haradinaj, kishte ndarë 500 mijë euro për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

E këto mjete financiare u ndanë nga fondi rezervë.Për këtë, fillimisht nuk ishte pajtuar, ministri i Financave, Bedri Hamza.

Por, këto nuk ishin mjetet e vetme që u derdhën nga ky fond.Qeveria e Kosovës, vazhdoi të ndaj para nga fondi rezervë edhe në vitin 2019.Nga afër 5 milionë euro, sa ishte shuma, ekzekutivi i udhëhequr nga Ramush Haradinaj deri tani ka shpenzuar mbi 4 milionë e 600 mijë euro.Aktualisht, në këtë fond janë afër 158 mijë euro.

Kështu së paku, bëhet e ditur në raportin nëntëmujor të shpenzimeve.E sipas Visar Rushitit nga Demokracia Plus, çdo qeveri ka shpenzuar para nga fondi rezervë.Por, krahasuar me qeveritë me herët, prinë dukshëm ajo e Haradinajt.

Sipas Rushtit, për ndarje të mjeteve të tilla, edhe llogaridhënia e Qeverisë ka qenë e vogël.

“Ajo që ne nuk e kemi ditë saktësisht si shoqëri civile për çka saktësisht janë ndarë ato mjete, ka qenë më e vogël llogaridhënia e shpenzimit, dhe natyrisht ka lënë mundësinë për intereptim të keqpërdorimit”Ndërkohë, njohësi i fushës së ekonomisë Naim Gashi, mënyrën e shpenzimit të këtij fondi e quan abuziv.

“Gjithmonë ekziston rreziku, secili shtet secili zjarre, vërshime”Shpenzimet nga Fondi Rezervë i shtetit nuk ishin kursyer as gjatë vitit 2018.Raporti tregon se gjatë atij viti janë shpenzuar 7 milionë e 634 mijë e 926 euro.Të pa shpenzuara nga ky fond kishin mbetur vetëm 222 mijë euro.