Qeveria i emëron bordet për Trepçën dhe KEK-un

Qeveria e Kosovës i ka emëruar bordet drejtuese të Trepça Sh.A. dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Me shumicë votash dhe asnjë kundër janë miratuar të dyja bordet, që do të drejtojnë këto institucione për katër vjet.

Anëtarë bordit mbikëqyrës për Trepça Sh.A. janë Bahri Hyseni, kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri, të gjithë janë anëtarë.

Ndërsa, anëtarë të bordit për KEK janë Skënder Haziri, kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halili, Valbona Arifi dhe Valdrin Krasniqi, të gjithë janë anëtarë.