Qeveria miraton masat e reja, s’tregon cilat janë ato

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, i ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Në njoftimin e publikuar, ekzekutivi nuk bën të ditur se cilat janë ato.

“Është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje, u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”.