Qeveria miraton projekt-buxhetin për vitin 2020

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020.

I njëjti projektligj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

Për vitin 2020, të hyrat pritet të jenë mbi 2 miliardë euro, ndërkaq që kjo do të shënojë rritje në një normë prej 7%.

“Për vitin 2020 të hyrat pritet të jenë mbi 2 miliardë euro, në krahasim me vitin paraprak ka një rritje me një normë për 7 për qind. Kjo hyrje vjen nga të hyrat tatimore”, tha ministri i Financave, Besnik Bislimi.