Mimoza Kusari refuzon përfundimisht këto parti

Kryetarja e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se partia e saj nuk do të garojë në asnjë listë të përbashkët me AAK-PSD dhe PDK.

Ky është postimi i plotë i Mimoza Kusarit:

Të nderuar miq dhe mbështetës,

Në vijim të lajmeve për mundësitë e përfshirjes në listë të kandidatëve të Alternativës me ndonjë parti politike, ju informojmë se subjekti ynë ka pasë ofertë prej disa partive për përfshirje në listë.

Alternativa si parti e re dhe në mandatin e kaluar opozitare, i qëndron besnike parimeve dhe qëndrimeve të prezantuara deri më sot.

Andaj, sot kemi informuar edhe partitë politike AAK/PSD dhe PDK se nuk garojmë në listë të përbashkët me asnjëren nga të lartëpërmendurat.

Për formatin e pjesëmarrjes tonë në zgjedhjet e 6 Tetorit do të ju informojmë së shpejti.

Ju faleminderit për interesimin tuaj!