Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për paga dhe shtesa për muajin nëntor

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në orët e pasdites së sotme në të cilën ka ndarë 7,054,092.00 euro për “mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve ‘Paga dhe Shtesa’ për muajin nëntor 2023”.

Po ashtu, sipas njoftimit të Kryeministrisë, është miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.