Qeveria tregon orën e saktë të arritjes së vaksinave, Kurti e Vitia dalin për t’i pritur

Vaksinat për COVID-19 në Kosovë do të arrijnë sot.

Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media ka njoftuar se vaksinat do të arrijnë në orën 20:15.

Me këtë rast është organizuar edhe ceremoni, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Kurti, ministri Vitia e ambasadorë të QUINT-it.

“Ju njoftojmë se sot, 28 mars 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX”, thuhet në komunikatë.

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

Agjenda e ceremonisë:

-20:15 – Fillimi i ceremonisë
-20:20 – Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së).