Katër të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, përgjatë së shtunës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka konfirmuar se të katër personat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Ahmeti.