Qindra kërkesa, Presidenca nuk e fal asnjë të burgosur

Në fund të vitit 2019 e 2020, nuk u fal asnjë i burgosur me anë të dekretit për shpallje të faljes.

Sa here afrohen festat e fund vitit, sytë i kthejnë kah presidenca.

Janë këta personat që janë të dënuar me burgim e të cilët kërkojnë falje apo ulje të dënimeve.

Katër të parët që morën këtë lajm në fund të vitit ishin Arben Kiçina, Arsim e Burim Ramadani dhe Marko Sabiq, të falur nga ish-presidenti Thaçi me 29 dhjetor të 2017.

Të njëjtën gjë, Hashim Thaçi e bëri përsëri por kësaj radhe pikërisht në ditën e vitit të ri të 2018-tës.

Atëbotë, ky i kishte falur Kaltrinë Racajn, Nexhmi Shabanin e Elbasan Shatrin me anë të dekretit për shpallje të faljes.

Ndërsa në vitin 2019, disa nga ata që kërkuan të falen morën lajmin e mirë për festën e flamurit të Shqipërisë, e jo në fund të dhjetorit si zakonisht.

E vitin që lamë pas nuk pati këso “dhurata” për të dënuarit, ndonëse 399 persona e bënë një kërkesë të tillë.

Në bazë të Rregullores NR.02/2017 për kriteret dhe procedurat për faljen e personave të dënuar gjatë vitit 2020 kanë paraqit kërkesë për falje 399 të dënuar.

Dekretin e fundit për shpallje të faljes, Thaçi e bëri një ditë para se të shkojë në Hagë.

Kurse këtë të drejtë, të garantuar me Kushtetutë, nuk e shfrytëzoi u.D e presidentit, Vjosa Osmani, shkruan Express.

Madje, kryesuesi i komisionit për vlerësim dhe shqyrtim të faljes së dënimeve, Hasan Shala, thotë se U.D. e Presidentit nuk ka dërguar asnjë kërkesë për shqyrtim.

Edhe pse është u.d e presidentit, Osmanit i lejohet të falë të burgosurit, nëse përmbushen kriteret e duhura.

Për numrin e vogël të këtyre dekreteve për shpallje të faljes, kritika kanë edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Nga Zyra e Presidencës, për disa ditë, nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me arsyet pse nuk u shfrytëzua kjo e drejtë në fund vit.