QKUK konfirmon vdekjen e njërit nga të plagosurit

Mjekët në QKUK kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit e ngjarjes së sotme tragjike në lagjen ‘Mati 1’ ka ndërruar jetë.

Agron Çitaku ka bërë të ditur në një konferencë të shkurtër për media se edhe përkundër intervenimit nga ana e mjekëve, njëri nga të plagosurit ka vdekur, pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Ai ka konfirmuar se tre të plagosurit tjerë vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në QKUK, pasi kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me rastin për të cilin dyshohet se ka të bëjë me motive të konfliktit për pronë, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.