‘Qoma lokacionin’: Sveçla jashtëligjshëm i kërkon Pacollit të konfirmon se ku gjendet

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer protokollin shtetëror duke kaluar kufirin me Shqipërinë.

Sveçla ka thënë se po dyshohet se Thaçi ka futur kryetarin e AKR’së dhe deputetin Behgjet Pacollin, ilegalisht në Kosovë duke mos respektuar rekomandimet dhe ligjet ndaj pandemisë CCOVID-19.

Ai i ka kërkuar Pacollit lokacionin se ku gjendet, madje i ka thënë që të bëj të ditur menjëherë se ku ndodhe tani.

Kështu Sveçla jashtëligjshëm ka kërkuar nga Pacolli t’i tregon atij.

“Z.Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar brenda kufijve të Kosovës, Policia do të merr masa parapara me ligj me legjislacionin në fuq”, tha Sveçla, shkruan Gazeta Metro.

Sveçla tregoi se dje është informuar se Thaçi ka kaluar kufirin me Shqipërinë rreth orës 18:00, por nuk kanë mundur ta identifikojnë nëse Pacolli është gjendur në veturën e presidentit.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga policia kufitare se Presidenti Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë, i njëjti është kthyer në Kosovë pak pas orës 19:00. Kur eskorta është ndalur, është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet Presidenti, po ashtu është vërejtur se Presidenti është ulur në ulësen e parë përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP, po ashtu policia nuk ka mundur të vëren nëse ka qenë dikush mbrapa në veturë”, tha Sveçla, shkruan Gazeta Metro.

“Për çdo vizitë e presidentit jashtë kufijve, qoftë zyrtare apo private duhet të komunikohet te protokolli shtetëror i ministrisë së Jashtme, tashmë është konfirmuar që protokolli shtetëror përkundër dispozitave ligjore në fuqi nuk është njoftuar në lidhje me vizitën e Presidentit në Shqipëri”, tha Sveçla.