Quni pret në takim ambasadorin e Gjermanisë

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.

Quni shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq diplomati gjerman i uroi detyren e re ministrit Quni, njofton Ministria e Mbrojtjes përcjellë Klan Kosova.

Ai konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.