Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Nezir Neziri

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndërruar jetë.

Ramush Haradinaj ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar fjalë të mëdha për të ndjerin.

“Bashkë në luftë dhe në paqe. Jeta jote kaloi në rrugën e lavdisë dhe sakrificave. Përgjithmonë në kujtimin tonë, Nezir!”, ka shkruar Haradinaj në postim.