Ra nga çatia në lartësi 10 metra, ndërron jetë shqiptari në Itali

Sot ka humbur jetën një i ri shqiptar teksa punonte në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mësohet se 27-vjeçari ra nga çatia në lartësi 10 metra ndërkohë që po punonte, ndërsa më pas çatia mori flakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Castelfiorentinos të Firences.