Rada Trajkoviq tregon sa u orë u ndalua në Merdare me urdhër të Beogradit

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, i ka thënë sot gazetës serbe Danas se është mbajtur disa orë në pikën kufitare në Merdare nga policia serbe, e më pas është lejuar të kalojë në Kosovë.

Sic ka njoftuar në mëngjes, pas lëshimit nga autoritetet serbe, Trajkoviq ka shkuar për takim me përfaqësuesit e zyrës greke në Kosovë dhe në Ambasadën amerikane.

Paraditmen e sotme ajo shkroi se është ndalur nga Policia serbe në kufi.

“Nuk më lejohej të hyja në Kosovë, pa asnjë shpjegim”, ka thënë ajo.

Më vonë, ajo thotë se policët ia kanë konfiskuar dokumentet dhe po prisnin për aprovim nga Beogradi për t’ia kthyer.

Pas disa orë mbajtje dhe pas “kontrollit të detajuar”, ajo thotë se Policia e lejoi ta vazhdonte udhëtimin e saj.