Raka: Pas 4 majit mund të kemi rritje të lehtë të rasteve

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur rreth situatës epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë. Raka deklaroi se në dy javët e ardhme mund të kemi ulje të rasteve me Coronavirus, mirëpo, sipas tij, situata në Kosovë është e menaxhueshme.

“Në dy javët e ardhme pritet që të kemi ulje të rasteve me Covid 19. Pas lirimit të masave kur planifikohet me 4 maj, mund të ketë një rritje të lehtë të numrave, mirëpo kjo rritje do të jetë e menaxhueshme. Piku është arrite me 12 prill, kur i kemi pas rastet më së shumti brenda ditës. Por ne tash e kemi pa që dy ditëve të fundit ne kemi pas më shumë të shëruar se sa të infektuar”, thotë ai.

Raka foli po ashtu edhe për masat lehtësuese që pritet që t’i marrë Kosova pas 4 majit. Tha se distancohemi fizik duhet të jetë i domosdoshëm edhe pas 4 majit.

“Të gjitha ministrisë kanë filluar të gjitha përgatitjet për skenarët e mundshëm të lirimit të masave. Pas 4 majit do të ketë lirim, por ky do të jetë gradual. Por distancomi fizik, higjiena duhet që të vazhdojnë edhe pas katër majit”, deklaroi ai për Express.

Ai foli edhe për testimet e qytetarëve të karantinuar që po bëhen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

“Testimi për këto raste bëhet në ditën e 14’të”, tha Raka.