Rakiq bën thirrje për formim të Asociacionit

Kryetari i Listës Serbe dhe ish-ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, në fjalimin e tij gjatë protestës ka kërkuar që të formohet Asociacioni.

Rakiq tha se janë mbledhur për të protestuar, siç tha ai kundër shkeljes së serbëve.

“Na i kanë marrë pronat. Mandatet janë tonat. Vendosmëria e jonë ishte që me dialog e marrëveshje të kemi jetë më të mirë me shqiptarët e boshnjakët”, tha Rakiq.

“Ne kërkojmë paqe, paqe dhe vetëm paqe. Të tjerëve nuk i interesojnë marrëveshjet. Mos bini pre e provokimeve. Nuk e kërcënojmë askënd. E duam që të themelohet Asociacioni. Vuçiq kërkoi nga ne që ta ruajmë paqen dhe njëri-tjetrin, por do të mbrohemi dhe nuk do të lejojmë përjashtimin e serbëve”, deklaroi më tutje ai.