Rama: Basha nën hetim nga drejtësia amerikane

Nga Berati ku po hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën e Opozitës joparalamentare.

Ai e ka quajtur ata një tufë të mbariuarish.

“Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve të botës. Ata e duan Shqipërinë pa drejtësinë që mbështetet nga partnerët tanë amerikanë dhe europianë.

Ata kanë bërë më shumë se ç’ dimë ne dhe me aq sa dimë ata sot nuk duhet të ishin duke bërë moral. Se flasin për përgjime, dyshime. Kush flet Lulzim Basha që është nën hetim nga drejtësia amerikane dhe ajo shqiptare?”, ka thënë Rama, ndërsa ka risjellë në vëmendje edhe hetimet ndaj Bashë në lidhje me rrugën Durrës-Kukës, duke i përmendur 250 faqet e dosjes hetimore.