Rama fjalim në Konferencën e Investitorëve në Turqi: Dëmet nga tërmeti përtej asaj që mund të përballojmë ne! (video)

Në një fjalim sa miqësor aq edhe formal përballë investitorëve turq në Stamboll, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndihmë për të përballuar dëmet e pallogaritshme nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Përmes fjalës së tij Rama falënderoi presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan pas deklaratës së do të ndërtojë 500 banesa për personat që kanë ngelur pa strehë pas tërmetit.

Rama tha se pallatet e dëmtuara në Durrës kalojnë nga dhjetë familje për secilin dhe për pasojë ndërtimi i banesave të tyre kërkon një kosto të madhe financiare, të cila i quajti njerëzish të papërballueshme pa ndihma nga miqtë dhe solidariteti mbarëkombëtar nuk është i mjaftueshëm./Fokusi.info/