Rama: Infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica

Kryeministri Edi Rama sot e ka nisur ditën me një mesazh për infermierët.

Një mesazh mirënjohje në ditën e tyre, për të cilën Rama thotë se nuk ka qenë kurrë kaq ndërkombëtare.

Sipas kryeministrit infermierët që kemi parë këto muaj si luftëtarë të pamposhtur me COVID-19 na mësuan se hero të bën sakrifica.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

Kurrë nuk ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre!

Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica.

Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri.