Ndryshim i temperaturave gjatë fundjavës

0
190

Pas kësaj vale të acartë të këtyre ditëve të fundit të muajit shkurt, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga juglindja, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Shtypja atmosferike do të shënoj rënie duke i ruajtur vlerat e normales. Kjo situatë ndryshe e motit do të jetë gjithnjë në përmirësim sa i përket gjendjes termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-3 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Këto vlera të temperaturave pozitive do të ndikojnë në shkrirjen e ngadalshme të borës gjatë ditës derisa gjatë natës dukuria e shkrirjes do të jetë më e ngadaltë meqë do të ketë vlera negative të temperaturave.

Moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe do të ketë reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje.

bore të intensitetit të dobët. Në mëngjes do të ketë ngrica të cilat do të vështirësojnë komunikacionin , kurse në shumë territore do të paraqitet edhe mjegulla si dukuri meteorologjike. /Telegrafi/