Rama me porosi për Kurtin nëpërmjet Osmanit: T’ia sugjerojë kryeministrit të vet, unë e dëgjoj presidentin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, tha se 22 nëntori, Dita e Alfabetit, do të jetë festë kombëtare edhe në Shqipëri siç është për shqiptarët në RMV.

Rama këshilloi presidenten e Kosovës Vjosa Omani që t’ia sugjeronte të njëjtën gjë edhe kryeministrit të saj në Kosovë.

“Është forca e një njeriu, e Arbër Xhaferrit i cili pati vizionin që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët në RMV dhe unë mendoj se tani është dita që Dita e Alfabetit, që na bashkon të gjithë, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama./Fokusi.info/