Rama njofton se në takim me Lajçak diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak më parë ai njoftoi se është takuar me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Rama theksoi po ashtu se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.

“New York – Me mikun e mirë Miroslav Lajčák, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”,shkroi ai.

Ndryshe Lajçak ka njoftuar se në SHBA ka takuar Ramën, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministrin në ikje të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.