Rama: Specialja nuk goditi ballin e Hashim Thaçit apo Kadri Veselit, por është tendencë për ta paraqitur UÇK-në agresore

Kryeministri Edi Rama thotë se UÇK është fakt historik, pa të cilën, Kosova e pavarur do të ishte një ‘herezi çmendurake’.

“Ajo që duhet kujtuar me forcë është se pa këta emra të përvecëm e shumë të tjerë si këta, sot mund të mos kishim as Kosovën e pavarur shtet e Sovran, e jo më dy shtete një andej bjeshke e një këtej. Pa UCK-në, opsioni i Kosovës së pavarur ishte herezi cmendurake. Këta njerëz quheshin terroristë e kriminelë në botën demokratike, kështu që mendoj se përtej tyre, është Kosova dhe cdo përpjekje për vetpërmbajtje nga cilido dhe këtë nuk e kam me politikanët, e kam më qytetarët e kam njerëzit e Kosovës në radhë të parë që kanë qenë objekt i një sulmi barbar i një sulmi për pastrim etnik”, tha Rama.

Sot duhet vetëpërmbajtje, sepse ajo fletë rrufe ka goditur shumë më larg dhe shumë më thellë se sa në ballin e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, këtu bëhet për drejtimin e lartë politik të UÇK-së dhe një përpjekje për të vendosur nën akuzë UÇK-në si të ishte një ushtri e rregullt agresorësh që vinin nga Beogradi.