Rama takohet me presidenten e Komisionit Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi bilateral mes Ramës dhe Von der Leyen tashmë ka nisur, teksa kreu i qeverisë shqiptare u prit edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë takimit me Michelin, Rama foli për situatën në veri të Kosovës, ku tha se e domosdoshme është de-eskalimi i situatës.

“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama në Tëitter pas takimit që pati me Michel, transmeton Klankosova.tv.